Qëllimi
i këtij projekti është lokalizimi në gjuhën
Shqipe i OpenOffice.org – Paketës Softuerike për produktivitet
afarist.
OpenOffice.org është softuer i kodit të hapur burimor,
i cili përmban softuerin për procesimin e tekstit (Writer),
për Tabela Kalkulese (Calc), softuerin për prezentime (Impress)
dhe softuerin për vizatime (Draw). Poashtu është e ndihmuar
nga gjuha programuese për skriptim Basic dhe veglat për lidhje
me baza të të dhënave. Poashtu ka përkrahje të plotë për
XML. Marrja dhe instalimi i tërë pakos softuerike është në dispozicin
gratis.
Përparësitë kryesore të pakos OpenOffice.org janë:
Kompatibilitet i plotë me dokumentet e Microsoft Office
Punon në disa platforma (Ms Windows, Linux, Mac OS X dhe Sun Solaris)
Shumëgjuhësia (në më shumë se 30 gjuhë është lokalizuar).
Përkrahje e jërë nga komuniteti i Kodit të Hapur
(Open Source)
Përkrahje për XML; Exportimi i në format PDF dhe Flash.
Kjo web faqe përshkruan OpenOffice.org në detaje, përparësitë e
përdorimit të tij, nevojën për përkthim dhe
lokalizim në gjuhën shqipe
Kjo faqe ka qëllim të informimit të lexuesve dhe për
t ë gjetur përkrahje në këtë iniciativë.
|