Kalk është program për tabela kalkuluese i cili ju vjen në ndihmë, si përdoruesve fillestarë të cilët e shohin këtë applkacion si të lehtë për përdorim dhe intuitiv; ashtu edhe përdoruesve profesionalë të cilët mund të analizojnë të dhëna të shumta dhe çmojnë funksionet e shumta të avancuara.
Ju poashtu mund të nxjerrni të dhëna nga bazat e të dhënave të ndërmarrjes, të përmbledhni dhe manipuloni me DataPilot teknologjinë.
Formulat në gjuhë natyrore ju mundësojnë të krijoni formula duke përdorur fjalët (p.sh. “shitja-kosto”)

Menaxheri i Skenareve ju mundëson "ç'ka nëse...” analizat më shtypjen e butonit – p.sh. krahasimi i profitit të realizuar ndaj atij të parashikuar
Funksioni i Stilist-it ju mundëson që të aplikoni opcione të ndryshme dhe fleksibile të formatizimeve të qelizave, fushave, prapavijësduke rrotolluar në mënyrë të lehtë përmbajtjen.
Natyrisht, se mund të përdorni dokumentet e krijuara me Microsoft Excel, ose mund të ruani në Excel format. Nëse dëshironi që të gjithë të shohin rezultatin e punës suaj, atëherë mund të përdorni Formatin Portabël të Dokumenteve (.pdf), pa pasur nevojë për të shpenzuar në softuer shtesë.