Qëllimi i këtij projekti është lokalizimi në gjuhën Shqipe i OpenOffice.org – Paketës Softuerike për produktivitet afarist.
OpenOffice.org është softuer i kodit të hapur burimor, i cili përmban softuerin për procesimin e tekstit (Writer), për Tabela Kalkulese (Calc), softuerin për prezentime (Impress) dhe softuerin për vizatime (Draw). Poashtu është e ndihmuar nga gjuha programuese për skriptim Basic dhe veglat për lidhje me baza të të dhënave. Poashtu ka përkrahje të plotë për XML. Marrja dhe instalimi i tërë pakos softuerike është në dispozicin gratis.

Përparësitë kryesore të pakos OpenOffice.org janë:
Kompatibilitet i plotë me dokumentet e Microsoft Office
Punon në disa platforma (Ms Windows, Linux, Mac OS X dhe Sun Solaris)
Shumëgjuhësia (në më shumë se 30 gjuhë është lokalizuar).
Përkrahje e jërë nga komuniteti i Kodit të Hapur (Open Source)
Përkrahje për XML; Exportimi i në format PDF dhe Flash.
Kjo web faqe përshkruan OpenOffice.org në detaje, përparësitë e përdorimit të tij, nevojën për përkthim dhe lokalizim në gjuhën shqipe
Kjo faqe ka qëllim të informimit të lexuesve dhe për t ë gjetur përkrahje në këtë iniciativë.